Cazim Alkovic, menaxher komune në Malin e Zi, është bërë shumë i njohur, për shkak të një “lufte të pazakontë” me një flamur të Bashkimit Evropian.
“Incidenti” ndodhi gjatë një konference për shtyp, ndërkohë që Kryeministri Zdravko Kriokapiq mbante fjalim, transmeton Fol Drejt.
Flamuri “kryeneç”, mbulon kokën e Cazim Alkovic, përkundër përpjekjeve të këtij të fundit për ta larguar nga koka.
Për më shumë, shihni videon:
Vera Marjanović, një qytetare malaziase shkruan me ironi: “Ndërsa kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe ministri Aleksandar Stijovic folën në hapjen e Shtëpisë së Ullinjve, menaxheri i komunës së Tivarit, Cazim Alkoviq, përjetoi një “sulm” të drejtpërdrejtë nga vlerat e BE-së. Përkatësisht, për shkak të erës disa herë rreth kokës i është mbështjellë flamuri i Bashkimit Evropian. Shoku, mos u shqetëso, duket mirë!”
Komente të tilla vërshuan internetin, posa videoja u plasua në rrjet. /FolDrejt/