Moti i acartë ka goditur Greqinë. Prej 22 orësh automjetet qëndrojnë të bllokuara në Attiki Odos. Sipas mediave atje, ushtria, zjarrfikësit dhe policia kanë dalë për t’i ndihmuar shoferët.
Operacioni ka vazhduar edhe gjatë natës. Ata kanë kaluar shumë orë të bllokuar, ndërsa ende nuk e dinë se çfarë do të bëhet.
https://www.youtube.com/watch?v=gcM1G4folGM
Ministri i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos në deklaratat e tij për ERT tha se 1800 automjete janë liruar ndërsa rreth 1200 janë ende të bllokuara. “Me asistencën e ushtrisë, EKAM-i i Policisë ka shpërndarë 1040 batanije për personat e bllokuar. Njerëzit e bllokuar janë të rraskapitur. Disa u bllokuan për gati 20 orë,” tha Theodorikakos, duke vënë në dukje se rreth 400 njerëz u transportuan në aeroport për ngrohje dhe mikpritje bazë, pasi një hotel u hap në Attiki Odos./FolDrejt/