Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vizitoi sot në Maqellarë, fabrikën e Remzi Kosiqit.
Kjo fabrikë prodhon pjesë për marka nga më të njohurat e makinave apo dhe të automjeteve bujqësore në Shqipëri, transmeton Fol Drejt.
Remzi Kosiqi tregoi se në vitin 1996 ka emigruar në Itali si shumë bashkëqytetarë dhe ka punuar aty deri në 2012-ën. Në 2012 la Italinë.
Ai tregoi se në fillim e ka nisur vetëm me 2 punonjës, ndërsa sot ka 50 punonjës.
Ai shtoi se se në fabrikë prodhohen pjesë për mjetet bujqësore, automjetet dhe mjetet lundruese. Gjithashtu prodhohen timonë për makinat elektrike në Francë.
Sa i përket punonjësve, Kosiqi u shpreh se ka nevojë për punëtorë, teksa u shpreh se i paguan mesatarisht 500 mijë lekë neto.
Kryeministri Rama e përgëzoi Kosiqin për këtë fabrikë dhe u shpreh se, “rrogat i ke ok, por mund t’i rrisësh pak se po i rrite pak vijnë më shumë punonjës. Se kështu si ka ardhur puna në këtë situatë, rritja e rrogave është domosdoshmëri për të ruajtur punonjësit e kualifikuar. Se këta janë të kualifikuar tani”.
Rama u shpreh se, “të rinjtë kanë dëshirë ta provojnë sepse duan më shpejt, më shumë dhe e duan tani. Dhe është normale. E kanë kaluar të gjitha vendet këtë fazë edhe ne s’kemi sesi mos ta kalojmë. Por nuk diskutohet që këtu oportunitetet janë shumë të mira për ata që realisht kanë gatishmërinë të sakrifikojnë dhe të punojnë me ide të qarta”.
Rama vizitoi edhe parkun fotovoltaik që ka ngritur Kosiqi./FolDrejt/