Sipas AA, tri orë më parë nga rrënojat ishte nxjerr nëna e vajzës, transmeton Fol Drejt.
Por i njëjti ekip nga Kastamonu ia doli ta shpëtonte edhe vajzën e saj 6 vjeçare.
Ajo u shpëtua nga rrënojat në provincën Adiyaman të goditur nga tërmeti, 47 orë pas tërmeteve të fuqishme.
Hacer Kaçmaz u shpëtua në qarkun Besni nga një ekip prej katër anëtarësh i zjarrfikësve të dërguar nga provinca veriore Kastamonu.
Türkiye, një vajzë 6-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 47 orë pas tërmeteve https://t.co/eHxfb3cTSB pic.twitter.com/l3IYBZZStI
— ANADOLU AGENCY (AL) (@aa_albanian) February 8, 2023
6 vjeçarja iu dorëzua ekipeve mjekësore, është dërguar në spital për trajtim.
Numri i të vdekurve sipas të dhënave të fundit në dy vendet, në Turqi dhe Siri, është afër 10 mijë. Por sipas mediave turke, ekipet e shpëtimit ia kanë dalë t’i nxjerrin nga rrënojat mijëra qytetarë./FolDrejt/