Eksperti i sigurisë Agim Musliu, tërthorazi është pajtuar me pretendimet e deputetes britanike Alicia Kearns e cila para disa ditësh tha se, kishat ortodokse serbe në veri të vendit, janë shndërruar në deponi armësh të kontrabanduara nga Serbia, shkruan Fol Drejt.
“Një pyetje, besoj retorike, për skeptikët:
Pse ndalon një “autoambulancë” me sinjalistikë të urgjencës në mes të rrugës, ku janë të mbledhur disa huliganë?
Huliganët e hapin derën e “autoamblulancës”, gjersa ajo e ndal sinjalistikën me zë, flasin me dikë brenda, dhe pas pak niset.
Nuk shihet asnjë njeri “i sëmurë” që hyn në “autoambulancë”!” – ka shkruar Musliu.
Pretendimeve të Kearns iu është kundërpërgjigjur edhe Aleksandër Vuçiq. Presidenti i Serbisë ka thënë se:
“Po bëjmë një hetim kundër deputetes britanike që ka folur për kontrabandën e armëve në Kosovë, përmes KPS-së.”
Përndryshe, KFOR-i dje në një reagim, i mohoi këto pretendime, duke thënë se nuk “s’ka dëshmi për kontrabandë të armëve në kisha.”/FolDrejt/