Një video që po përlot botën është ndarë së fundmi nga medait e huaja.
Teksa Rusia ka pushtuar Ukrainën, ukrainasit po bëjnë përpjekje për t’u larguar nga vendi i tyre në mënyrë që të shpëtojnë jetën.
Ndërkohë në videon e publikuar shihet një baba teksa përqafon dhe puth vajzën e tij përpara se ajo të niset drejt një zonë të sigurt për civilët, për t’i shpëtuar sulmit.
Siç shihet të dy qajnë pa pushim nga frika se ky do të të jetë përqafimi i fundit mes tyre.