Një video ku shfaqet karateisti i njohur me famë botërore Enver Idrizi teksa i thotë një deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), “na e keni marr bukën”, është bërë virale në rrjetet sociale, shkruan Fol Drjet.
Idrizi këto fjalë i ka shkëmbyer si në shaka me deputetin e PDK-së Hisen Berisha. Ky i fundit duket se është avitur që ta përshëndeste karateistin e njohur, i cili ishte duke ndenjur me disa miq në një kafene në kryeqytet.
Ua kujtojmë që deputeti Berisha ishte ndër më të zëshmit në seancën e së enjtes. Më saktësisht, seanca e 13 korrikut eskaloi në dhunë fizike në momentin kur deputeti opozitar Mërgim Lushtaku, po nga PDK, i hodhi ujë nga një shishe plastike Kryeministrit Albin Kurti, i cili po mbante fjalim./FolDrejt/