Stuhia e fortë e cila e goditi pasditen e djeshme edhe Ballkanin, nuk ka kaluar pa pasoja, shkruan Fol Drejt.
Nga Kroacia është raportuar për disa dëme të shkaktuara nga stuhia.
Në afërsi të Zhupanjës, në Gradishtë, mes orës 18 dhe 19, është regjistruar një erë me shpejtësi prej 180 km/h.
Në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon se si era “merr me vete” kulmin e shkollës së mesme të Zhupanjës.
Zëri i Sllavonisë raporton se njësitë e qarqeve të tjera me shumë gjasa do t’u vijnë në ndihmë banorëve të Zhupanjës, për të riparuar sa më shpejt dëmtimet në çati sepse është paralajmëruar sërish reshje shiu.
Komandanti i zjarrfikësve të qytetit të Zhupanjës, Vlladimir Balentoviq, tha se zjarrfikësit kanë marrë rreth njëqind thirrje nga qytetarët në një kohë të shkurtër.
Balentoviq tha mbrëmë se po i rregullojnë thirrjet sipas prioriteteve dhe se do të jenë në terren gjatë gjithë natës.