Banorët e Alimos u gjendën përballë një spektakli të pabesueshëm , teksa panë një balenë të vogël në cekëtinë të detit.
Me shumë mundësi bëhet fjalë për një balenë Zifios që ka humbur orientimin. Mesa duket ajo është mjaft e lënduar.
Sipas informacioneve, ajo kishte dalë në breg që nga dita e djeshme, por kishin arritur ta fusnin sërish në thellësi në mënyrë që të lirohej. Megjithatë, sot balena doli sërish në cekëtinë . Në zonë ka zhytës dhe një veteriner për të trajtuar balenën e vogël e cila besohet se është e plagosur.
Duke folur për SKAI, profesori i Biologjisë Detare, Dr. Koutsoubas, tha se këto kafshë konvikte përplasen me helikat e anijes. Ai theksoi se duket se është plagosur rëndë dhe zakonisht këto raste nuk përfundojnë mirë .
Ai shtoi se kafsha nuk është aspak e rrezikshme dhe është një nga speciet e mbrojtura. /abcnews.al/
https://www.youtube.com/watch?v=2wXLqiqTh9M