Një atmosferë e ngrohtë dhe e gjallë e ka përfshirë qytetin e Shkodrës. Bashkia e këtij qyteti është kujdesur që ai të zbukurohet për hir të muajit të Ramazanit, më të dalluarit sipas kalendarit islamik. Për këtë ka folur edhe hoxha Muhamed B. Sytari, shkruan Fol Drejt.
“Asht muaji i shenjtë i muslimanëve. Është muaji i dritës është muaji udhëzimit, është muaji i harmonisë dhe i vllaznisë. Domethanë është muaji i njeriut, për të cilin Zoti i gjithësisë ka shpall libër” – ka thënë ai, ndërsa i ka komentuar zbukurimet për të cilat është kujdesur bashkia.
Në kanalin e tij në Youtobe ai e ka ngarkuar një video të cilën e ka xhiruar me telefon celular, përgjatë shëtitjes në pedonalen e Shkodrës.
Për më shumë, shihni videon: