Eskorta e Presidentit Joe Biden është sulmuar me një shishe nga një burrë i panjohur, transmeton Fol Drejt.
Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, incidenti ndodhi sot rreth orës 9: 40 të paradites.
Presidenti Biden, është duke marr pjesë në Samitin e NATO-s, i cili për temë kryesore i ka zhvillimet e fundit në Ukrainë.
Siç bëhet e ditur, policia belge menjëherë intervenoi duke “neutralizuar” dhe arrestuar burrin, që hodhi shishen e plastikës në drejtim të kolonës.
U tha gjithashtu, se ai ishte nën ndikim të alkoolit./FolDrejt/
Earlier today, an unknown guy throws a glass bottle at Joe Biden’s caravan in Brussels, later he was arrested. pic.twitter.com/c4qZDeANfJ
— Real Mac Report (@RealMacReport) March 24, 2022