Në një videoxhirim të vitit 1996 veprimtari i çështjes kombëtare dhe dëshmori i lirisë, Fehmi Lladrovci e quan tashmë kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Krajën si “njeri i sigurt i Beogradit”, shkruan Fol Drejt.
Lladrovci në këtë video, ndër të tjera, thotë se Mehmet Kraja ishte bashkëpunëtor i UDB-së dhe KOST-it të Serbisë.
Videoxhirimi është riaktualizuar pasi që AShAK-u, institucioni të cilin e drejton Kraja, së fundi publikoi një analizë nën titullin “SYNIMET DESTABILIZUESE TË SERBISË NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR”, pas të cilit erdhën reagime të shumta duke e cilësuar si skandaloz në shumë rrafshe.
Përveç gabimeve të shumta gjuhësore, ajo që u vlerësua si skandaloze në këtë analizë është pandehma se Kosova ka pranuar njohje të shtetësisë përmes metodave korruptive.
Aspekt tjetër që i kritikua në këtë analizë është edhe mënyra se si shqiptarët pranuan fenë islame gjatë Perandorisë Osmane, ku sipas publikimit përkatës një gjë e tillë ka ndodhur si pasojë e detyrimit dhe dhunës sistematike të Perandorisë Osmane. /FolDrejt/
Video e plotë e fjalimit të Fehmi Lladrovcit:
https://www.youtube.com/watch?v=YpGx4vpF4Yw&ab_channel=FOLKLORISHQIPTAR