Shumë persona kanë mbetur nën gërmadha në Turqi, e në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.
Mediat turke kanë publikuar një video kur njërit prej fëmijëve të mbetur nën gërmadha ekipet e shpëtimit i ndihmuan në nxjerrjen nga aty ku ishte.
Nga ajo që raportohet nga mediat, në momentet që u kap nga ekipet, fëmija pyeti i habitur se ç’po ndodhte, gjë që shkaktoi edhe të qeshura mes personave të angazhuar në operacionin e shpëtimit. “Mirëmëngjes”, i thanë ata vogëlushit. Fëmijën e kishte zënë gjumi nga rraskapitja. Pasi u nxor nga gërmadhat, vogëlushi u dërgua në spital për kujdes shëndetësor, transmeton Fol Drejt.