Një fëmijë palestinez 7-vjeçar ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër, që e pësoi nga frika që i ishte shkaktuar nga ndjekja që po i bënin ushtarët izraelitë gjatë kohës kur ky po kthehej nga shkolla për në shtëpinë e tij, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Familja e 7-vjeçarit, Rayan Suleiman, thotë se ai vdiq nga sulmi në zemër pasi u ndoq nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor.
Babai i Rayan përshkruan ngjarjen e tmerrshme ku fëmiu ishte futur tek shtëpia e tij dhe menjëherë në hyrjen tjetër të shtëpisë ishin shfaqur ushtarët izraelitë që e kishin ndjekur dhe aty shtatë vjeçari nga frika kishte rënë pa ndjenja në tokë. Ai vdiq nga frika, shton ai.
Ndjekja dhe arrestimet e fëmijëve palestinezë nga ana e ushtarëve izraelitë është e shpeshtë, ndërkohë që ushtria izraelite e ka quajtur ngjarjen si tragjedi, por që ushtarët izraelitë nuk duhet fajësuar. /FolDrejt/
The family of a 7-year-old Palestinian, Rayan Suleiman, say he died of heart failure after being chased by Israeli soldiers in the occupied West Bank.
🔗: https://t.co/E8hG7xOXKm pic.twitter.com/rPNiNAcuxl
— Al Jazeera English (@AJEnglish) October 4, 2022