Në fillim të seancës së sotme parlamentare, Kryeministri Albin Kurti, i ka renditur sukseset e qeverisë të cilën ai e drejton, duke kërkuar që të shtyhet tutje Strategjia Kombëtare e Sigurisë 2022 – 2027, shkruan Fol Drjet.
Më konkretisht Kryeministri Kurti e ka justifikuar “Strategjinë Kombëtare të Sigurisë 2022 – 2027”, duke kërkuar nga deputetët që ta përkrahin.
Ndër të tjera ai tha se:
“I kemi përshpejtuar blerjet ushtarake” – duke e përmendur këtu fondin për ushtrinë për të cilin ka thënë se duhet të përkrahet.
Ai ka kërkuar nga njerëzit vullnetmirë që të kontribuojnë edhe më tutje në këtë fond./FolDrejt/