Neymar, Mbappe e Messi janë kthyer në Paris Saint-Germain (PSG), për stërvitjet parasezonale.
PSG ka ndryshuar menaxherin dhe drejtorin sportiv këtë verë, por disa çështje të vjetra mes lojtarëve kanë mbetur ende.
Një incident gjatë një stërvitjeje rutinë ka bërë që fansat të flasin në rrjetet sociale. Video e postuar në Twitter është shikuar nga 8 milion njerëz.
Mbappe shihej se po kërkonte nga Neymari të bënin ushtrimin së bashku, por Neymari shihej duke e refuzuar.
Neymar dhe Mbappe po hyjnë në sezonin e tyre të gjashtë së bashku në Paris.
Neymar ignored Mbappe for Messi. Watch closely! pic.twitter.com/a8RLwIeEQO
— Messiologist (@FC_Bar_celona) July 12, 2022