Rusia ka realizuar sulme vdekjeprurëse me raketa në disa qytete ukrainase, duke përfshirë Kievin, në një përshkallëzim të tmerrshëm dhune, që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi si përpjekje që ta fshinte vendin e tij “nga faqja e dheut”, shkruan Fol Drejt.
Të paktën 81 raketa qëlluan në tetë rajone në mëngjesin e së hënës, vetëm rreth gjysma e të cilave u rrëzuan, sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës.
Shpërthime u raportuan në Lviv, Ternopil dhe Zhytomyr në perëndim të Ukrainës, Dnipro dhe Kremenchuk në Ukrainën qendrore, Zaporizhzhia në jug dhe Kharkiv në lindje.
The consequences of the Russian strikes on the #Dnipro. pic.twitter.com/rT3uDZXaOy
— NEXTA (@nexta_tv) October 10, 2022
Në Kiev, imazhet shqetësuese kapën qytetarë të mbuluar me gjak duke ecur nëpër rrugët ende të përflakura në qytetin e vjetër historik, që është shtëpia e disa zyrave qeveritarë.
Numri përfundimtar i të vrarëve ende nuk dihet, por deri më tani janë identifikuar 24 të plagosur dhe 10 të vrarë
“Ata po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut”, tha presidenti. “Sirenat e sulmit ajror nuk ulen në të gjithë Ukrainën. Ka raketa që godasin. Fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur” – tha presidenti Zelensky në një adresim publik./FolDrejt/