Në Indi është lindur një foshnjë e pazakontë. Sipas mediave të huaja, ajo ka dy koka, tre krahë dhe dy zemra.
Sipas Dailymail, rasti ka ndodhur në Ratlan, në shtetin indian të Madhya Pradesh-it, transmeton Fol Drejt.
Shaheen Khan dhe bashkëshorti i saj Sohail, po prisnin binjakë plotësisht të formuar. Pas lindjes, ata u tronditën kur kuptuan se për çfarë foshnjash bëhej fjalë.
Lindja e vështirë dhe e pazakontë ndodhi më 28 mars.
Sipas mjekëve ky çrregullim njihet si parapagus dicefalik, ku dy foshnja bashkohen nga një bust që shpesh rezulton në një lindje të vdekur. Por binjakët e lidhur mrekullisht kanë mbijetuar deri më tani dhe janë shtruar në një spital në qytetin e afërt të Indore për t’u monitoruar nga mjekët./FolDrejt/