Aleksandër Lambi ka humbur jetën në fushë.
21-vjeçarit shqiptar Aleksandër Lambi, mbrëmë gjatë një ndeshjeje në Greqi. Ai ra në tokë pa ndjenja në fillim të ndeshjes, transmeton Fol Drejt.
Së fundmi media greke kanë publikuar edhe pamjet gjatë këtij momenti tragjik. Futbollisti shqiptar u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetojë.
Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte pjesë e ekipit grek Apolon Smirnis. Së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.