Një grup gazetarësh të transmetuesit publik të Ukrainës “Suspilne”, janë sulmuar nga forcat ruse teksa ishin duke raportuar.
Khrystyna Havryliuk dhe Taras Ibragimov, si dhe kolegët e tyre të huaj, ishin në qendër të sulmeve armike në qendër të Lysychansk, rajoni Luhansk.
Gazetarët u evakuuan me sukses nga ushtria ukrainase dhe asnjë prej tyre nuk është lënduar.
Sipas forcave ukrainase, rusët bombardojnë Lysychansk pothuajse çdo ditë, teksa rreth 15,000 civilë mbeten në qytet.