Aktori Alec Baldwin është përplasur me gazetarin e New York Post, i provokuar nga pyetjet lidhur me ngjarjen tragjike të filmit Rust, ku mbeti e vrarë Halina Hutchins. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës ku aktori ndodhej pranë shtëpisë së regjisorit Woody Allen në Manhattan.
“Zoti Baldwin, çfarë ju solli në Nju Jork,” pyeti gazetari John Levin, të cilit gruaja e Alec, Hillary, i kërkoi të largohej. Ai refuzoi dhe Baldwin pastaj, dukshëm i mërzitur, u kthye dhe vrapoi drejt tij. “Nuk mund të bësh fotografi para shtëpisë private të dikujt”, bërtiti Baldwin.
“Por kjo nuk është… Kjo është pronë publike!” ia ktheu Levin, ndërsa Hilaria vazhdonte të thoshte: “Ik, ndalo!”. “A nuk e tërhoqe vërtet këmbëzën? A besoni se arma ka qëlluar pa e tërhequr këmbëzën?, thotë më tej gazetari.
Hilaria, me sa duket e shqetësuar se situata mund të përshkallëzohej në një sherr fizik, kapi të shoqin dhe e mbajti në vend derisa më në fund ai u kthye në derën e përparme të shtëpisë së Allen. /abcnews.al
NEW … I ran into Alec Baldwin on the Upper East Side pic.twitter.com/8pG5Vpshw2
— Jon Levine (@LevineJonathan) December 7, 2021