Gazetari i Associated Press, i cili është duke e mbuluar krizën në Ukrainë, është shndërruar në senzacion të vërtetë në rrjetet sociale, duke qenë se që nga atje, po raporton në gjashtë gjuhë të ndryshme për disa media evropiane.
41 vjeçari Philip Crowther postoi në Twitter një video me momente të ndryshme nga lidhjet e tij live me gjashtë televizione të ndryshme. Gazetari 41-vjeçar mbuloi zhvillimet në anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht, gjermanisht dhe në gjuhën luksemburgishte, transmeton Fol Drejt.
Postimi i Philip Crowther u bë viral dhe mori mijëra “like dhe share”. Crowther lindi në Luksemburg nga një baba britanik dhe një nënë gjermane.
Ai jeton në Uashington dhe është i specializuar në mbulimin e ngjarjeve politike dhe diplomatike dhe ka udhëtuar në shumë vende të botës si korrespondent për media të ndryshme./FolDrejt/
Six-language coverage from #Kyiv with @AP_GMS. In this order: English, Luxembourgish, Spanish, Portuguese, French, and German. pic.twitter.com/kyEg0aCCoT
— Philip Crowther (@PhilipinDC) February 21, 2022