Në finalen e Superkupës së Spanjës të luajtur të dielën në stadiumin King Fahd të Riadit para 60 mijë shikuesve, BARCELONA mposhti Real Madridin me rezultat 3:1.
Xavi fitoi trofeun e parë në pankinën e klubit të tij dhe golashënuesit e ndeshjes ishin Robert Lewandowski dhe të rinjtë e Barçës, 20-vjeçari Pedri dhe 18-vjeçari Gavi.
Gjyqtarët nuk arritën të ndëshkonin Ceballos
Tifozët e klubit katalanas kanë veçuar një detaj në të cilin mesfushori i Realit, Dani Ceballos tenton të ndalojë Gavi në mënyrë josportive. Ceballos i ka tërhequr flokët kolegut të tij më të ri, por kjo situatë i ka shpëtuar gjyqtarëve dhe dhomës VAR. Pas një lëvizjeje të shëmtuar të Ceballos, Gavi u kthye dhe e shtyu me dorën e majtë, transmeton Fol Drejt.
Expulsión perdonada a Ceballos por agarrar y tirar del pelo a Gavi, a Ferran Torres lo expulsaron ante el Atleti por tirar del pelo a Savic y sancionaron con 2 partidos, los jugadores del Real Madrid juegan con un reglamento a la carta. Impunidad pic.twitter.com/cuiJLLkbuW
— Zona Blaugrana (@Zona_Blaugrana) January 16, 2023