Leo Prinsloo është shndërruar në një hero, pasi i ka shpëtuar një sulmi brutal nga disa grabitës bankash.
Videot që kanë bërë xhiro nëpër rrjetet sociale, tregojnë që ai dhe partneri i tij u sulmuan befas, ndërsa ishin duke i bartur disa mjete nga një pikë në tjetrën, transmeton Fol Drejt.
Në maj të vitit të kaluar (2021), Prinsloo ishte duke e drejtuar një Toyota Land Cruiser e blinduar e serisë 70. Në ekuipazh me të ishte partneri Lloyd Mtombeni për të shoqëruar ngarkesat me vlerë të lartë në Pretoria.
Diku tjetër në botë kjo mund të ketë qenë e zakonshme, por për shkak të trazirave ekonomike, në Afrikën e Jugut ka pasur rritje të rasteve të grabitjeve të armatosura të automjeteve me para në tranzit ose CIT.
Kushdo tjetër do të mund t’i dorëzohej sulmit dhe t’i nxirrte fitimtarë grabitësit, por jo Leo.
Rasti i tij i është nënshtruar një hetimi të gjatë, ndërsa ai thuhet se është tërhequr nga puna aktive, duke ngelur vetëm instruktor për këto lloje të shërbimeve të sigurisë./FolDrejt/