Pjesëtarë të MAT Kosova po trajnojnë gratë ukrainase për të demoluar mjetet e pashpërthyera në Ukrainë.
Trajnimi, i cili po zhvillohet në viset malore të Pejës, u shpërnda nga shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, duke thënë se kjo është një storje e jashtëzakonshme.
“Një storje e jashtëzakonshme se si Kosova po bën çmos për të trajnuar gratë ukrainase për të pastruar vendet me mjete të pashpërthyera në Ukrainë. Kjo ndihmë nga MAT Kosova do të ndihmojë që territori ukrainas të bëhet i sigurt për jetën civile për t’u rindërtuar dhe zhvilluar”, ka shkruar Vela, transmeton Klankosova.tv.
MAT Kosova është një shkollë ndërkombëtare e trajnimit, e vendosur në Pejë. Ata trajnojnë njerëz nga e gjithë bota për menaxhimi të municioneve.