Me rastin e regjistrimit të banorëve në Serbi, ka reaguar edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një videoje në profilin zyrtar në facebook, u ka bërë thirrje banorëve shqiptarë në Serbi që të regjistrohen.
Duke potencuar se çdo herë e më shumë po zbrazen shtëpitë, shkollat e vendbanimet, Haradinaj ka ftuar qytetarëve shqiptarë që t’i regjistrojnë pronat e tyre në regjistrimin që po bëhet prej datës 1-31 tetor, transmeton Fol Drejt.
“Regjistrohuni edhe për hatër të brezave që po vijnë”, ka thënë Haradinaj./FolDrejt/