Imami i mirënjohur Hysamedin Abazi, sot në ligjëratën e tij të fundjavës, i ka inkurajuar besimtarët muslimanë që të qëndrojnë të paluhatshëm në besim, duke ua kujtuar se nuk do të kursehen nga sprovat e ndryshme, shkruan Fol Drejt.
“Njerëzit që më së shumti janë sprovuar, janë pejgamberët!” – ka thënë ndër të tjera hoxhë Abazi.
Ai ka thënë se të gjithë në një mënyrë, janë misionarë që përpiqen për të mirë dhe e luftojnë të keqën.
Abazit nuk i ka shpëtuar nga vëmendja edhe çështja e Palestinës. Ai ka thënë se gjenocidi i cili po ndodh këto ditë atje, po ndodh para syve të “botës së civilizuar”.
Krejt në fund, Abazi është ndalur edhe te e ashtuquajtura “Lëvizje për dalje kolektive nga Islami”, se është një iniciativë antishqiptare.
Për më shumë, dëgjoheni ligjëratën: