Një video që përçon një mesazh shumë të mirë është publikuar nga hoxha Muhamed Sytari.
“Në jetën tonë ka njerëz që hyjnë dhe dalin pa lënë asnjë gjurmë, por ka njerëz në jetën e të cilëve ne hyjmë dhe shkrihemi në jetën e tyre dhe bëhemi një. Mbesim përkujtues të mirë të gjurmëve të tyre edhe pasi janë larguar nga kjo botë”, thotë në video, ndër të tjera, hoxhë Muhamed Sytari.
“Sonte të dashurit e mi vendosa që të bëjë një umre për shpirtin e gjyshit tim”, vazhdon tutje hoxha, duke shtuar se këtë nuk e bën për t’i treguar tjerëve pasi kjo është një çështje mes tij dhe Zotit, por këtë po e bën për shkak të përcjelljes së një shembulli të mirë.
“Islami e ka legjitimu me dhënë sadaka për shpirtin e të vdekurit”, shton hoxha. /FolDrejt/
Këtu mund ta ndiqni videon e plotë të publikuar në Youtube: