Shtohen dyshimet se gjendja shëndetësore e presidentit amerikan Xho Bajden nuk është aspak e mirë.
Pas një fjalimi në Greensboro, Karolinën e Veriut, ku diskutoi në lidhje me problemet që vijnë nga lufta e Ukrainës, Bajden u pa të kthehej pas dhe zgjati dorën të përshëndeste dikë, kur në fakt në skenë nuk ishte asnjë tjetër i pranishëm pranë tij, transmeton Fol Drejt.
Presidenti Biden shihet më pas i hutuar, duke i kthyer shpinën publikut.
Kjo ngjarje, bashkangjitur edhe faktit që presidenti amerikan pretendoi se kishte shërbyer si profesor në Universitetin e Pensilvanisë, pavarësisht se nuk kishte dhënë kurrë një orë mësimi atje, është shfrytëzuar nga republikanët për të vënë në dyshim aftësitë mendore të Bajden.
Javën e kaluar,79 vjeçari Bajden dukej i çorientuar gjatë një takimi, ku ish-presidenti Barack Obama vizitoi Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi i detyrës. Sjelljet e fundit të Xho Bajden krijuan një furtunë komentesh, reagimesh e talljesh në rrjetet sociale./la/FolDrejt/