Një burrë nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është detyruar të luftojë me një ari, për ta shpëtuar qenin e tij të vogël.
“Mysafiri” i paftuar i shkoi në verandë dhe e sulmoi papritur njërin prej këlyshëve që burri e mbante me vete.
Walter Hickox u kafshua dhe gërvishtur derisa po luftonte me grabitqarin në shtëpinë e tij në Daytona Beach të Florida-s.
Ai ia vendosi një stol në hyrje për ta penguar, por ndërkohë, i pësoi disa gërvishtje të lehta, transmeton Fol Drejt.