Zëvendëspresidentja e Argjentinës i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri, shkruan Fol Drejt.
Në videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një armë e cila i drejtohet asaj në fytyrë, por e cila për fat, nuk shkrepë.
Cristina Fernandez de Kirchner ishte duke përshëndetur mbështetësit jashtë shtëpisë së saj kur një burrë doli nga turma dhe i drejtoi një pistoletë në fytyrë.
Arma ishte e mbushur me pesë plumba, por nuk shkrepi kur u ndez.
Zonja de Kirchner është në mes të një gjyqi korrupsioni dhe po kthehej nga gjykata. Ajo i mohon akuzat.
Ndërkaq ai i cili tentoi ta vriste, sipas policisë, ishte një brazilian 35-vjeçar, është arrestuar. Ata po përpiqen të zbulojnë motivin e sulmit./FolDrejt/
El video del arma contra @CFKArgentina pic.twitter.com/8j1xpMnPoe
— Lautaro Maislin (@LautaroMaislin) September 2, 2022