40 Zlatan Ibrahimovic njihet për fizikun e tij shumë të fuqishëm. Së fundi, për t’u rikthyer në fushën e blertë, i është nënshtruar një regjimi të ashpër.
Ibra është parë duke i kryer disa ushtrime të njohura si niveli “Rambo”.
Jo të gjithë sportistët mund ta përballojnë një regjim të tillë, shkruan Fol Drejt.
Ylli 40-vjeçar suedez ka ngarkuar në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale një nga ushtrimet mbresëlënëse që bën në palestër, në të cilin varet kokëposhtë dhe ndërsa ngjitet mbush dy gota ujë nga një kovë.
View this post on Instagram