Portugalia mbrëmë nuk lejoi befasi. Gjunjëzoi Maqedoninë e Veriut me një rezultat të sigurt: 2 me 0, transmeton Fol Drejt.
Ndeshja e luajtur në Estadio do Drago përcaktoi ndeshjen finale të barazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Ishte Bruno Fernandes ai që vodhi një top nga lojtarët kundërshtar dhe pasoi te Cristiano Ronaldo, ndërsa ky i fundit ia ktheu në formë asistimi duke e nxjerrë në rast të mirë dhe mesfushori ishte i saktë në goditjen e tij në minutën e 32-të.
Edhe në pjesën e dytë erdhi në shprehje Fernandes që priti një harkim nga Diogo Jota, për ta goditur më pas, duke e dërguar përsëri në rrjetë. Ndodhi kjo në minutën e 65-të.
Me këtë, Portugalia vendosi t’i bënte gati valixhet për ‘Katar 2022’. E veçantë është se Cristiano Ronaldo do të marr pjesë për herë të 5-të në një kampionat botëror të futbollit./FolDrejt/
The assist. The finish. 🔥@Cristiano x @B_Fernandes8
A goal made in Manchester. 🥶#Ronaldo #BRUNO #Portugalpic.twitter.com/nhpNaxGKEf— Hariş Ahmed (@Iconic_Cr7) March 29, 2022