Gazetari dhe analisti Ilir Mirena e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e koalicionit aktual në pushtet, ndërsa ka paralajmëruar “fundosjen” e tij politike, në një të ardhme të afërt, shkruan Fol Drejt.
“51 perqindshi i Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Qysh ja patën nis me 14 shkurt e deri me sot… Kqyre deri n’fund…” – ka shkruar ai, ndërsa tekstin e ka shoqëruar me një video, në të cilën shihet një grumbull njerëzisht që fundoset në mes të një moçali, pasi vetura e tyre iu ngec në mes.
Për më shumë, shihni postimin: