Imami i Shkodrës, Muhamed Sytari, në prag të ardhjes së Kurban Bajramit, u është drejtuar besimtarëve myslimanë për rëndësinë që ka kryerja e Haxhit për botën islame, si një prej pesë shtyllave të fesë islame.
Duke iu drejtuar audiencës, Sytari ka thënë se Haxhi nuk nis që ditën kur haxhinjtë udhëtojnë drejt vendeve të shenjta, por që në momentin kur bëhet nijeti, plotësohen kushtet për ta realizuar këtë adhurim të madh e qëllim të lartë siç e cilëson imam Sytari kryerjen e Haxhit.
Video e plotë e ligjëratës së imamit: