Imam Muhamed Sytari po vazhdon të sjellë dromca nga pelegrinazhi i tij në Qabe, duke ofruar jo vetëm pamje mahnitëse të vendit të shenjtë musliman, por edhe informacione historike e të reja nga atje, transmeton Fol Drejt.
Këtë radhë, imam Sytari ka ndarë një video për publikun ku flet për një pajisje digjitale si risi në Qabe, përmes së cilës të gjithë besimtarët që shkojnë për të kryer Haxhin, mund të marrin shërbime orientuese për ta përfunduar sa më mirë misionin e tyre të pelegrinazhit, duke përfshirë këtu edhe shkarkimin online të Kuranit.
Ndiqni më poshtë videon e plotë me informacionet që ndan imam Sytari: