Ramush Haradinaj e ka kritikuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurtin, për vendimin e marr në lidhje me jetësimin e vendimit për reciprocitetin ndaj Serbisë, shkruan Fol Drejt.
Gjatë seancës së sotme, Haradinaj ndër të tjera i tha Kryeministrit Kurti se “je bërë good guy!”, meqë po vepron ashtu siç po të urdhërohet.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndër të tjera tha se:
“Kurti me të vërtetë është good guy (djal i mirë). Por, është një problem këtu. Sikur të ishte nisur si good guy s’do të kishte dert. Por, është nisur si i fortë. Qe ku ka përfunduar. Shko para, shko mbrapa. Vetëm çka t’i thonë. Dhe a e dini kush? Lajçaku. Sepse atë e thërret Vuçiqi. Kjo është Kosova sot”.
Sipas Haradinajt, Kosova është futur në qorrsokak dhe kjo për faj të veprimeve të Qeverisë Kurti./FolDrejt/