Ish kryetari i Malishevës ka arritur t’i takojë ish krerët e UÇK-së që janë duke u gjykuar atje, transmeton Fol Drejt.
Kilaj, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dje ka takuar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kreun e Kuvendit, Kadri Veseli dhe ish-deputetin, Rexhep Selimi.
“Kam shkuar si shok, mik dhe bashkëpunëtor i pasluftës dhe kam kalu mirë. Kam parë një moral të jashtëzakonshëm atyre burrave që janë atje – ata, ne që i vizitojmë dhe të gjithë qytetarët besoj se e dinë që ata nuk janë për krime lufte, sjellje të këqija – por janë për çështjen e Kosovës dhe padrejtësisht po mbahen në Hagë” – tha ai për një emision në InfoKlania në Klan Kosova.
Ai ka thënë se ata janë mirë me shëndet dhe se, kanë një dhomë të posaçme për vizita.
“Aty s’kemi pas monitorues mbi kokë por dihet se jemi në një institucion që kryhen hetime – nënkuptohet se s’mund të flasësh çfarë të duash. Jo që kemi pas të mbajmë gjëra të fshehta, por, nuk mund të flasësh pasi mund të jesh çdoherë në vëzhgim”, tha ai.
Kjo është intervista e plotë: