Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Sipas raportit të policisë, gruaja e cila ka refuzuar t’ia dorëzojë paratë hajdutit, është përleshur me të, pavarësisht që nuk ka arritur ta pengojë.
Rasti, i cili sipas policisë ka ndodhur në Fushë Kosovë mbrëmjen e djeshme, është duke u hetuar.
Videoja e siguruar nga Gazeta Sinjali, shfaq një moment dramatik.
“Fushë Kosovë, 10.02.2022-20:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar, një i dyshuar i panjohur duke përdor forcën, nga arka i ka grabitur 250 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoj e ballafaqimit me të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /FolDrejt/