Jose Mourinho është rikthyer edhe njëherë të flet për kohën e tij te Chelsea.
Me shumë emocion, Special One ka thënë se pa marrë parasysh se kush menaxhon me klubin, ai gjithmonë do ta ketë shtëpinë 200 metra larg stadiumit “Stamford Bridge”.
“Nëse më pyesni, ‘a keni dikë që do të doja ta merrja nga Chelsea im?’ Le të themi se – po, kam, por e mbyll gojën”, tha fillimisht portugezi.
“Unë vetëm e di që klubi arrin një nivel të tillë që nuk ka rëndësi se me kë, Chelsea do të jetë gjithmonë i madh dhe shtëpia ime do të jetë gjithmonë 200 metra larg stadiumit. Unë dua të vazhdoj të dëgjoj tingujt e lumturisë dhe suksesit, dhe jam i sigurt që do të jetë kështu”.
Më pas, Mourinho u pyet për mundësinë që John Terry t’u sigurojë tifozëve të Chelseat një përqindje të klubit. Ai tha më tutje në Sky Sports: “Ndoshta tifozët përfshihen më shumë (në blerjen e klubit) – kjo është ajo që John Terry , për shembull, dëshiron”.
🗣 "I want to keep listening to the sound of happiness and success"
Mourinho says Chelsea are going through a difficult period, but hopes to see success return to his former club in the near future 💙 pic.twitter.com/P47lIcniu9
— Sky Sports Football (@SkyFootball) May 10, 2022
Ish-kapiteni i Chelseat dhe konsorciumi i tij i drejtuar nga tifozët True Blues kanë zgjedhur të mbështesin grupin e Stephen Pagliucas mbi atë të Todd Boehlyt për blerjen e klubit.
Mourinho u përgjigj: “Jo, John është Chelsea. Edhe nëse ai nuk punon atje, John është Chelsea. Chelsea është bërë nga njerëz si ai”./FolDrejt/