Kadri Veseli ka mbërritur në Mitrovicë.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish i pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është liruar përkohësisht nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
Ai ka ardhur për vizitë tek familja e tij tri ditë pas vdekjes së nënës së tij.
Klan Kosova ju sjell momente ekskluzive nga arritja e ish-kryetarit të Kuvendit në shtëpinë e tij.