Një varkë patrulluese ruse është shkatërruar në Detin e Zi, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Për më tepër, Daily Mail ka shpërndarë momentin e bombardimit të varkës, i cili duket se është bërë nga një dron turk i njohur si “Bajraktar”, transmeton Fol Drejt.
“Kjo është njëra nga dy anijet ruse të patrullimit të shkatërruara këtë mëngjes” – deklaruan zyrtarët nga marina ukrainase.
Anijet Raptor, të cilat u bombarduan sot gjatë mëngjesit të sotëm, thuhet se po përdoreshin për të evakuuar personelin ushtarak rus nga ishulli famëkeq për t’i zëvendësuar ata me trupa të reja.
Komanda Operacionale e Ukrainës tha se: “Sulmet erdhën ndërsa armiku u përpoq të kryente evakuimin dhe rimbushjen e personelit.”
Këto pretendime, nuk janë konfirmuar nga pala ruse./FolDrejt/