Qytete të kthyera në gërmadha. Rrugë të zbrazura me skelete automjetesh të djegura, godina që nxjerrin tym. Qiell i nxirë…
Këto janë pamjet që vijnë nga Ukraina ku po zhvillohen luftime të ashpra, transmeton Fol Drejt.
Së fundi, Agjencia Reuters filmoi nga një dron se si duket Borodyanka në këtë moment. Një fshat ky në rajonin e Kievit, ku për disa ditë pati granatime.
“Po, është një luftë e vërtetë!” – thotë reporteri i luftës i Reuters.
Ata që po e pësojnë më së shumti janë civilët. Qindra civilë raportohet të jenë vrarë gjatë bombardimeve./FolDrjet/