Pamje të pabesueshme janë regjistruar në një transmetim të kanalit TV100 në Turqi m aty ku “u ndezën gjakrat” dhe përfunduan me grushte të një deputeti kundër një gazetari.
Ngjarja e paimagjinueshme ndodhi mbrëma të shtunën e kaluar (06.08.2022) kur në kanalin TV100 u diskutua për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi, liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet në burg.
“Policia dhe shteti na përkasin neve”, tha prerazi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt. Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte dhe në atë moment deputeti nacionalist u zhvendos drejt tij.
E pasi të dy u përplasën, është shfaqur edhe truproja e deputetit dhe së bashku kanë nisur ta rrahin pa mëshirë gazetarin! I tillë ishte intensiteti i goditjeve sa gazetares i ra të fikët. Emisioni, natyrisht, u ndërpre dhe rifilloi pas 20 minutash.
Në pauzë, siç tregojnë videot, gazetari është rrahur nga deputeti dhe truproja e tij.
Latif Simsek paditi deputetin Kemal Enginhurt, i cili ishte një ish-ekzekutiv i Ujqërve Gri. Prokurori ka vendosur masën e paraburgimit për truprojën, por jo për deputetin që mbulohet me imunitet.
Cemal Enginyurt iyice zıvanadan çıktı.
Bir gün birisinin başına bela olacak gibi..Canlı yayında Gazeteci Latif Şimşek'in üzerine yürüdü. pic.twitter.com/bWnTiuU3fm
— Zeki Bahçe (@zekibahce) August 6, 2022
Demokrat Parti milletvekili Cemal Enginyurt, katıldığı canlı yayında tartıştığı diğer konuğu reklam arasında koruması ile birlikte dövdü. (TV100)
— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) August 7, 2022