Situata në veri mbetet e qetë, por e tensionuar. Krerët e KFOR-it dhe misionarët ndërkombëtarë, duke i përfshirë këtu edhe ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), kanë dhënë garanci, duke u shprehur se janë të gatshëm të bëjnë maksimumin për ruajtjen e rendit dhe qetësisë atje, shkruan Fol Drejt.
Së fundi KFOR-i në llogarinë zyrtare në Facebook, ka publikuar pamje gjatë patrullimit në veri, ndërsa ka thënë se kjo është bërë për të testuar aftësitë e tyre për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt.
“Gjatë ditëve të fundit, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka kryer një sërë ushtrimesh në veri të Kosovës për të testuar aftësitë e tij për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postimin e tyre.
Për më shumë, shihni videon:
During the last days, the #NATO-led #KFOR mission conducted a series of exercises in northern #Kosovo to test its capabilities to continue ensuring a safe and secure environment and freedom of movement.
Read more: https://t.co/n32f2I3PFX pic.twitter.com/YxD1c1g5OD
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) December 21, 2022
Situata mbetet e tensionuar, qëkur grupet kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi zyrtar, ngritën nëntë barrikada. Për rrjedhojë, prezenca e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, është shtuar atje. Barrikadat u ngritën më 10 dhjetor si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq./FolDrejt/