Barcelona dhe Girona luajtën 0:0 në Camp Nou në ndeshjen e xhiros së 28-të të La Ligës spanjolle.
Në pjesën e parë pamë dy raste të shkëlqyera për vendasit. Në minutën e gjashtë Robert Lewandowski u gjend në një pozicion të shkëlqyer në zonën e rreptësisë së kundërshtarit dhe gjuajti jashtë.
Në minutën e 37-të, Ronald Araujo pas një goditje nga këndi e ktheu topin në kornizën e portës së Gironas. Portieri Paulo Gazzaniga e mbrojti atë top, por pozicioni i topit ishte i diskutueshëm. Lojtarët e Barcelonës kërkonin gol sepse dukej sikur topi kishte kaluar vijën, transmeton Fol Drejt.
https://twitter.com/Reinaldodcg9/status/1645519151685926933