I pari i Klubit “Demokracia Konservatore”, Abdullah Klinaku ka mbajtur fjalimin përmbyllës, pas angazhimit dy mujor, transmeton Fol Drejt.
Ndër të tjera Klinaku ka thënë se angazhimi i tyre në sferën publike, do të artikulohet në angazhimin në disa sfera të veçanta shoqërore si: arsim, shëndetësi dhe ekonomi.
Por taban i këtyre angazhimeve, sipas tij, do të jenë përkushtimi për Zotin, Kombin, Shtetin dhe Familjen.
“Ardhmërinë e shohim të sigurt dhe me besim. Popullin tonë asnjëherë nuk e ka kapluar dhe nuk do ta kaplojë mungesa e shpresës. Populli ynë ka vullnet, guxim dhe besim madhështor që do ta mundësojë zhvillimin tonë material dhe shpirtëror” – ka thënë Klinaku.
Ky është fjalimi i tij i plotë: