Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e sotme, nuk ka arritur t’i shqyrtoj të gjitha pikat e rendit të ditës, për shkak të mungesës së kuorumit, shkruan Fol Drejt.
Për sot ishte paraparë edhe interpelanca e Kryeministrit Albin Kurti, por për mungesë të opozitës e cila e lëshoi sallën e kuvendit orë më parë, u shty edhe ajo.
Pak para mbylljes së seancës, Kryeparlamentari Glauk Konjufca e “dënoi” edhe një deputete të opozitës. Fjala është për Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“E po ashtu i propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj, të mos i takoj sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë, qëndroi vetëm 10 sekonda, doli dhe e vendosi nënshkrimin, kështuqë nuk ka kështu” – e arsyetoi propozimin e tij i pari i Kuvendit.
Shumë prej pikave të rendit të ditës, mbetën për tu shqyrtuar në seancat e mëvonshme./FolDrejt/