Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, ‘Defender Europe ‘23”, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Siç bën me dije Mehaj, ky ushtrim ushtarak do të mbahet nga data 21 maj e gjer më 2 qershor.
“Nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, Defender Europe ’23, me ç’rast do të validojmë kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojmë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.
Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s.”, ka njoftuar Mehaj përmes një postimi në Facebook./FolDrejt/