Shpërthime të forta ere që arrijnë deri në 50 kilometra në orë janë regjistruar dje në kryeqytetin e Turqisë. Në rrjetet sociale është shfaqur edhe një video ku shihet një divan duke u marrë nga era, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
Krevati goditi një ndërtesë tjetër, njoftoi agjencia e lajmeve Demirören, dhe nuk dihet se nga ka fluturuar ai.
Videoja u bë virale në rrjetet sociale.
Si pasojë e erës, e cila arrinte shpejtësinë 50 kilometra në orë, shumë pemë ranë, çati të shumta u hodhën.
Çatia e qendrës tregtare në lagjen Etimesgut u shkatërrua plotësisht, stuhia shkatërroi edhe minaren e xhamisë në rreth, në të cilën një person mbeti i plagosur. /FolDrejt/